Home ALBANIA Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion

Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion

237
0
SHARE

Qeveria italiane këtë fillim viti e filloi luftën ndaj evazionit fiskal nëpërmjet miratimit të masave që i konsideron si më të vlefshmet për të arritur objektivin për ngushtimin e boshllëkut tatimor. Instrumenti kryesor që do të përdoret do të jetë TVSH, si një qasje taktike në luftën ndaj evazionit, që llogaritet të arrijë në 40 miliard euro. Ky objektiv i qeverisë italiane është në funksion edhe të ngushtimit të deficitit buxhetor me 0.2% të PBB-së.

Por, cilat masa do të përdoren konkretisht për ta bërë efektive luftën ndaj evazionit?

Masa e parë që po studiohet është zgjerimi i “ndarjes së pagesës”, ku aktualisht TVSH për shërbimet e furnizuara për institucionet e administratës publike paguhet drejtpërdrejt nga administrata publike në organet tatimore, pa kaluar nëpërmjet llogarive të kompanive private.

Kjo masë është konsideruar se ka nevojë që të zbatohet duke e orientuar fokusin drejt kompanive shtetërore.

Masa e dytë është zgjerimi i mekanizmit të autofaturimit. Me anë të kësaj mase synohet zhvendosja e taksimit nga shitësi te blerësi duke marrë në konsideratë tregun europian, në të cilin ka sektorë ku ka rrisk të madh të mashtrimit me TVSH.

Ndërsa kthehemi në luftën ndaj evazionit fiskal në Shqipëri, ajo ka shumë vite që ka filluar, por në dy vitet e fundit ka marrë një vëmendje të madhe në politikën fiskale dhe mundet të shikohet se ka të përbashkëta me fokusin që përmban lufta ndaj evazionit në shtetin fqinj. Por, kontekstet ekonomike, politike, historike dhe kulturore jane te ndryshme. Mjetet mund te jene te ngjashme per qellime te njejta, por arritja e suksesit duhet te ndjeke rruge te ndryshme.

Fillimisht lufta ndaj evazionit fiskal nisi si një fokus ndaj rregullave fiskale për rritjen e dokumentimit te transaksioneve dhe deklarimit tatimor duke synuar një kontroll dhe edukim masiv të bizneseve, por që arriti të ketë efekte për një pjesë të segmentimit të biznesit, pa arritur të përmbushë një rritje të standartit të edukimit fiskal.

Ndërkohë, viti më pas u orientua drejt mashtrimit tatimor, por pa një fokus tek ndonjë taksë e caktuar, përveç faktit të qasjes së kontrollit te bizneset e mëdha me rrisk.

Por, e gjithë kjo vëmendje nuk justifikoi qëllimin e luftës antievazion.

Viti 2017 ka nisur me një fokus të ri në luftën ndaj evazionit duke synuar kontrollin mbi zinxhirin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve duke organizuar masat bazuar te rrisku, i cili do të menaxhojë luftën ndaj evazionistëve.

Por, çfarë kuptojmë dhe a ka vend për të nxjerrë mësime nga përvojat e vendeve të tjera?

Lufta ndaj evazionit fiskal duhet te ketë objektiva të mbështetura në praktika të suksesshme te meparshme apo te perdorura nga fqinjët tane, të cilat duhet të kenë fokus të përqëndruar te ajo taksë apo ai segment i biznesit që konsiderohet si rrisku i madh fiskal.

Masat e qeverisë për të luftuar tregun informal dhe punën informale nuk munden të kenë sukses vetëm duke u mbështetur mbi vullnetin qeverisës dhe dëshira, por kanë nevojë për modele organizimi që të mundin ti krijojnë ambjent mbytës informalitetit ne vend dhe të krijojnë një ambjent mikpritës për biznesin formal.

Vullneti për të luftuar evazionin, ka nevojë për një strategji të plotë, gjithpërfshirëse dhe e fokusuar shumë qartë dhe në mënyrë të vendosur aty ku vërtet evazioni përbën një kërcënim për financat publike.

Administrata fiskale është duke punuar për të parandaluar evazionin nëpërmjet evidentimit në fazat fillestare të tij, por goditjet që i duhen dhënë evazionit kanë nevojë për fuqi dhe rritje të edukimit fiskal.

Çfarë vlen nga përvoja e vendeve fqinje është konseguenca dhe qartësia e organizimit të masave dhe burimeve sipas politikës që vlen mbi te tjerat. Por detyrat qe kane institucionet shqiptare duhet te orientohen te modelojne luften me synimin për të rritur kulturën fiskale të pagimit të detyrimeve pa masa shtërnguese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here