Home ALBANIA Politika dhe administrimi tatimor si enë komunikuese

Politika dhe administrimi tatimor si enë komunikuese

867
0
SHARE

Nje pjesë e debatit të kohëve të fundit analizoi faktin se drejtësia dhe neutraliteti ekonomik i TVSH është dëmtuar nga përdorimi jo efikas i përjashtimeve. Baza e TVSH duhet të përfshijë të gjitha mallrat dhe shërbimet, përndryshe, në atë shkallë që nuk e bën këtë gjë, të çon në tatimin e dyfishtë dhe në një shkallëzim që erodon neutralitetin e TVSH.

Përjashtimi i një furnizimi për një biznes rezulton në një rritje të barrës së TVSH mbi furnizimin dhe arsyeja për këtë është se personi që bën biznes mund ta kompensojë TVSH – në kundrejt TVSH së paguar nga biznesi, duke kërkuar kështu një kreditimin të plotë për çdo TVSH të paguar.

Personi që bën furnizim të përjashtuar ndoshta do të duhej ta paguante TVSH në një pjesë të furnizimeve të bëra për të dhe prandaj do t’i duhet ta kalojë njëfarë TVSH mbi biznesin si pjesë e çmimit të tij dhe është kjo TVSH që mund të mbulohet në qoftë se furnizimi është subjekt për tatimin, por që nuk mund të mbulohet në qoftë se është i përjashtuar;

për të shmangur shtrembërimet e shkaktuara nga dështimi për të mbuluar TVSH, politikë e mirë është ajo që nuk i përjashton llojet e furnizimit që, në mënyrë tipike, bëhen për biznesin.

Një problem tjetër i rëndësishëm është ai i kreditimit të TVSH në blerjet e një biznesi që bën si furnizime të tatueshme ashtu dhe të përjashtuara, problem ky që përfshin vështirësi konceptuale dhe praktike në përcaktimin se cilat blerje janë të atribueshme për furnizimet e përjashtuara.

Blerjet për furnizimet e përjashtuara shkaktojnë një problem shtesë dhe përjashtimet e përhapura minojnë integritetin e TVSH si tërësi, për arsye të përdorimit të metodës së kreditimit me anë të faturës tatimore, metodë e cila funksionon mirë në mënyrë nxitëse në qoftë se të gjithë furnizimet janë të tatueshme, por ato fillojnë të bien kur furnizimet në një zinxhir përjashtohen.

Por pertej politikes, nese analizojme cfare beri administrimi per te korigjuar vetveten dhe te kuptuarit e detyrimeve tatimore prej takspaguesve mundim te kuptojme lidhjen mes politikes dhe administrimit.

Në kontrollin e luftes ndaj informalitetit te filluar ne muajin Shtator 2015, kryesisht ne nje verifikim te rregullshmerise fiskale te faturimeve ne mbi 150 mije biznese te vogla dhe te mesme anembane vendit rezultoi te sillnin ne arken e buxhetit nje vlere zbulimesh prej 100 milione euro dhe nje rritje te regjistrimeve ne afer 47 mije certifikata biznesi te reja. Nje peshe te mire mbanin regjistrimet nga biznesi fermer.

Por, nga ana tjeter efektet e kesaj beteje dhane efekte ne mbylljen e të gjithë atyre bizneseve që nuk lëshonin fatura tatimore apo nuk deklaronin numrin real te punemarresve. U reklamuan operacionet e terrenit dhe zhurma e antiligjoreve në gazeta dhe spote televizive duke treguar kësisoj se autoritetet tatimore po bënin një prej përpjekjeve të shumta për të ndryshuar nivelin e evazionit galopant (rreth 1 miliard US$ në vit), që për një kohë të gjatë eshtë mënyrë jetese në Shqiperi;

Por, pas perfundimit te faqes se pare te luftes ndaj informalitetit, konstojme se ne kemi një sukses të madh në identifikimin e atyre që duhet të paguajnë tatime, por shumë pak në mbledhjen e tyre.

Në një ambjent ekonomik dhe social ku ka korrupsion, kur pjesa më e madhe e veprimeve tregtare bëhen me para në dorë, ku nuk lëshohet faturë për TVSH – në, ose edhe kur lëshohet ajo është me një çmim më të ulet.

Në një vend, pra, ku për familjen bëhet gjithçka dhe për shtetin shumë pak, qeverisë i duhet sugjeruar të sigurojë nxitës që bizneset të lëshojnë faturë.

Por, nga gjithë operacionet në terren nga administrata, dhe efektet që bie zbatimi i politikave fiskale të miratuara nga qeveria dhe te aprovuara nga parlamenti duhet të kuptohet ajo që bën efekt dhe ajo që nuk vlen. Pra nevojitet një analize makro, përtej asaj qe ben administrimi.

Koha aktuale kërkon nje qasje moderne edhe të kapaciteteve qe duhet te zbatojne keto politika, që ne thelb janë përshtatje te politikave te mira boterore. Por, nëse politikat nuk gjejnë terren te përshtatshëm nevojitet të modifikohen me synimin qe te mos kthehen në penguese dhe të ulin efikasitetin fiskal. Ky tregues është ai i cili mat se sa është përshtatur politika fiskale e procedurave dhe shkallëve tatimore me shëndetin e ekonomisë dhe të bizneseve dhe individëve.

Koha e kërkon më shumë se kurrë harmonizimin e politikës fiskale me nivelin e administrimit, që ka detyrën e vështirë të zbatimit në terren. Të dyja bashkë duhet të funksionojnë si enët komunikuese me njera – tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here