Home ALBANIA Reduktim i TVSH për energjinë elektrike?

Reduktim i TVSH për energjinë elektrike?

Efekti i çmimeve në ulje, në rastin kur ka ulje të TVSH-së do të ishte i menjëhershëm, në rast se do të kishim nje ekonomi tregu perfekte dhe me zero informalitet. Por, në rastin kur lëvizja për të ulur normën e TVSH-së nuk shoqërohet edhe me reformimin e sistemit tatimor, si dhe me ruajtjen e palëkundur të vullnetit për të luftuar informalitetin atëherë nuk ka shumë rëndësi se për kë dhe ku e bën uljen e TVSH-së.

265
0
SHARE

Në ambientin ekonomik dhe politik shqiptar, ku debatohen cështjet fiskale ka një dyzim në lidhje me efektivitetin e TVSH-së, në rast se do të aplikoheshin shkallë të reduktuara të TVSH-së apo ndryshim i shkalles standarte prej 20%. Megjithëse çdo ide e hedhur ka dhe argumentet e saj, ky tatim i rëndësishëm dhe me peshë gjigande në buxhet (35% te buxhetit) është ende peng i lobimeve nga grupet e interesit, të interesuar për të llogaritur efektet pozitive dhe negative që do të bjerë ligji i ndryshuar mbi ta.

Nisur nga përvoja ndërkombëtare, reduktimi i TVSH për produktet bazë, energjinë elektrike e produktet energjetike rekomandohet të kryhet nëse fillimisht marrim në konsideratë nivelin e ndikimit në (a) konsumin e përgjithshëm dhe ndikimin në xhepat e konsumatorëve (b) në prodhimin kombëtar, dhe (c) të ardhurat buxhetore.

Në këtë drejtim ne duhet të shqyrtojmë efektet e një ulje të përkohshme të TVSH, duke identifikuar tre efekte të mundshme:

– një efekt në të ardhurat e në individët e bizneset, që përfitojnë nga një kosto më e ulët gjatë periudhës së reduktimit, të TVSH;

– një efekt që zëvendëson humbjen e buxhetit për të ardhurat e TVSH së reduktuar me të ardhura nga tatimet mbi kapitalin dhe taksa të tjera konsumi;

– një efekt mbi konsumin dhe prodhimin ekonomik, pasi njerëzit blejnë mallra gjithnjë e më shumë gjatë periudhës që ka ulje të përkohshme të TVSH, pasi me rritjen e normës së TVSH edhe çmimet do të jenë ngritur.

Nëse përpiqemi të gjejmë referenca në vendet e rajonit, përveç Greqisë nuk gjen aplikim të normave të reduktuara të TVSH në asnjerin prej fqinjëve të tjerë me Shqipërinë, si në prodhim dhe tregtim, po ashtu edhe në furnzim dhe shperndarje.

Por, ndërkohë nëse shikojmë në hartën tatimore energjetike europiane vërehet, se:

Britania e Madhe zbaton 5% TVSH për furnizimin e energjisë, instalimet për eficiencë energjie (75% ulje nga norma standarte).

Franca zbaton 5.5% TVSH për prodhimin dhe furnizimin me energji të rinovueshme (72.5% ulje nga norma standarte).

Greqia zbaton 13% TVSH për furnzimin me energji (54% ulje nga norma standarte).

Irlanda zbaton 13.5% TVSH për furnizimin e energjisë për ngrohje dhe ndriçim (42% ulje nga norma standarte).

Italia zbaton 10% TVSH për produktet energjetike (55% ulje nga norma standarte).

Luksemburgu zbaton 8% TVSH për furnizimin me energji (53% ulje nga norma standarte).

Malta zbaton 5% TVSH për për furnizimin me energji (73% ulje nga norma standarte).

Nga eksperienca dhe statistikat në këto vende më lart ulja e TVSH-së së energjisë në raport me normën standarte ka rezultuar me një shtim të konsumit nga 0.2 te 0.4 % e PBB, i cili duhet thënë se nuk është reflektuar menjëherë pas aplikimit të uljes së TVSH, por për një periudhë me bazë 1 vjecare.

Në kontekstin e ekonomisë shqiptare, pasi ligji i ri i TVSH u fut në zbatim në vitin 2015, diskutimi ne këtë drejtim filloi te jete më efektiv dhe me intensiv, veçanërisht prej operatorëve ekonomikë të sektorit të turizmit por së fundmi edhe nga operatorë prodhimi dhe shpërndarje të energjisë elektrike dhe produkteve energjetike, që përdoren nga baza e gjerë të konsumatorëve janë duke kërkuar uljen e normës standarde TVSH.

Por, a është ky vendim politik i dëmshëm për buxhetin dhe stabilitetin e tij?

Nëse nisemi nga programi i qeverisë në lidhje me energjinë, zotimi që:

  • Të Ulë/ kompensojë TVSH-në për pjesën e domosdoshme të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë të varfër.

mund të themi se është arritur për sa kohë kompensimi për familjaret e varfër arrin të bëjë plotësimin e faturës së tyre me 12.5 milion euro në vit. Por, duhet analizuar për hapësirë te mundshme për tu realizuar pjesa e uljes, duke marrë në konsideratë çfarë përmendet më lart.

Nëse kqyrim tendencat e konsumit shikohet se:

  • Konsumatori familjar mban një peshë gjithsej prej 40% të gjithë TVSH-së së buxhetit. Konsumi i energjisë arrin sa 3% e gjithë TVSH së buxhetit të shtetit.

Nisur nga keto fakte fiskale, efekti kryesor nëpërmjet politikës fiskale së uljes së TVSH synon që të shërbejë për rishpërndarjen e të ardhurave nga të pasurit te të varfërit nëprmjet rishpërndarjes së fuqisë blerëse, edhe pse nuk është ky i vetmi instrument i politikës që ndikon në këtë kontekst.

Megjithatë, nisur nga përvoja të kaluara për ulje apo heqje të TVSH (barnat, edukimi, media) konsumi nuk do të ketë efekte kaq të ndjeshme te të ardhurat familjare në periudha afat-shkurtra, pasi shumë konsumatorë do të kërkojnë të marrin masat e tyre për tu mbrojtur nga efekte inflacioniste të të ardhmes.

Nëse norma e TVSH-së për energjinë do të ulej, ateherë nga buxheti do të kërkohej shtrirja e aplikimit mbi produkte dhe shërbime te tjera, të cilët duhet të taksohen për të ruajtur nivelin e të ardhurave. Por disa sektorë ekonomike jane të përjashtuar, sipas nje praktike mbarëbotërore, p.sh. sektori i sherbimeve financiare edhe pse vende te caktuara kane filluar ti bejne pjese te TVSH.

Në rastin e reduktimit të TVSH për energjinë, për një periudhë të kufizuar kohore, efekti do të ishte i duhuri për industrinë. Por edhe për familjarin ky ndikim në çmimin e blerjes do të vijonte për sa kohë tregu nuk është liberalizuar ende.

Pastaj fjalen do ta merrte teoria e tregut e Adam Smithit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here