Home ALTAX NEWS Si mund të shmanget falimentimi?

Si mund të shmanget falimentimi?

401
0
SHARE

Ndonjëherë kompanitë e gjejnë veten në rrugën e gabuar duke rrëshkitur drejt e në humnerën e falimentimit. Arsyet e krijimit të një situate falimenti vijnë qoftë për shkak të strategjisë me shumë probleme të paadresuara apo të paevidentuara qartë, apo të menaxhimit të paaftë, si dhe një pjesë e problemeve ekonomike, që ndikohen nga konjuktura tregu që ngadalësojnë ecurinë e gjithë kompanisë.

Disa biznese në këto situata nuk kanë vetëm nevojë për dikë që të vijë në krye dhe të marrë vendime të mëdha për të ndryshuar kurs, por mbi te gjitha për masat e duhura që nevojiten për të dalë nga rreziku i mbytjes nga borxhet e krijuara dhe që nuk arrijnë te shmangen dot më tej.

Të gjithë zbatimin e një programi për daljen nga status quo e prag falimentit nevojitet që të jetë e shoqëruar me vendimet e domsodoshme të bordit të shoqërisë/ve për ndryshimin e administrimit te shoqerise per shoqerite ne veshtiresi duke kaluar administrimin e saj me ide dhe imazh te ri duke perzgjedhur rekrutimet ne pune, dhe strukturen menaxhuese.

Ndër vendimet e para të këtij lidershipi të ri të drejtimit të shoqërisë është planifikimi i objektivave dhe pritshmerive, te detajuara me program financiar me afate dhe me nje plan te vecante marketingu.

Mënyra më e mirë për të shpëtuar biznesin nga falimentimi është që të fillohet me ngritjen e financave në nivele të sigurta që të mos “përmbyten” përsëri në të ardhmen. Duke ringritur financat nga fillimi me financime të mirëadresuara, së bashku me një buxhet të mirë dhe të vetëpërmbajtur, do të ndihmojë të kursehet biznesi nga rrëshkitja drejt falimentit.

Por, vetëm financimi i sigurt nuk mjafton, pasi shkaqet e një situate falimenti nuk janë vetëm barra e borxheve, por më shumë se kaq. Shpesh borxhet ndaj kreditorëve janë të shoqëruara edhe me borxhe ndaj tatimeve, doganave, sigurimeve, apo agjensive të tjera si dhe ndaj vetë punonjësve të kompanisë dhe furnitorëve të ndryshëm.

Atëherë, pyetja që kërkon përgjigje adresohet pikërisht në drejtim të gjithë faktorëve që nevojiten që jo vetëm të stopohet situata e falimentit, por edhe të krijojë një situatë të re financiare që krijon standarte për një parandalim edhe për të ardhmen

Por, kush mund të jenë ato hapa që duhet të ndërmarë një kompani që të mund të shpëtojë nga falimentimi?

Natyrisht, që masat e para janë detyrimisht të lidhura me lehtësimin dhe heqjen e peshës së borxheve.

Përpara se të fillohet me një program veprimesh për të filluar lehtësimin e barrës së borxheve, duke qenë se në praktikën shqiptare nuk ka një politikë standarte të qeverisjes së kompanive, ALTAX sugjeron se nje drejtim i rizgjedhur duhet të prioritizojë kryerjen e analizës së plotë të financave të biznesit.

Analiza financiare e plotë e shoqërisë/ve do të arrijë të sqarojë drejtuesit e rinj mbi arsyet e kërkesave për arkëtim dhe detyrimeve për tu paguar, si dhe nevojat për zbatimin e standarteve kontabile dhe fiskale.

Kjo analizë sherben vecanërisht në rastin kur do të merret vendim për vazhdimësi të aktivitetit duke ndikuar në planifikimin e shpenzimeve dhe në tërësi per procesin e rikapitalizimit të shoqërisë.

Një hap i dytë do të ishte rikuperimi i aq borxheve nga të tretet që kane lidhje me shoqërinë për detyrime që për arsye të ndryshme kanë mbetur të pambledhura.

Nëse shoqëria ka mundësinë do të ishte e këshillueshme shitja e aktiveve qe mund te garantojne nje ose disa pagesa drejt kreditorëve kryesorë.

I menjëhershëm do të duhet të ishte ndalimi i krijimit te borxheve te reja dhe ristrukturimi i borxheve duke bere marrëveshje me Bankat dhe me tatimet, doganat, sigurimet dhe institucionet e tjera per stopimin e interesave duke adresuar zgjidhje sipas kodit civil apo kodit te procedurave administrative dhe legjislacionit fiskal dhe atij specifik sipas fushës së veprimit të shoqërisë. Nga ana tjeter bankave u krijohen lehtesi per rimarrje te investimit qe kane kryer nepermjet kredidhenies.

Një hap tjetër për tu kryer nga bordi drejtues apo drejtuesit e shoqërisë është konsolidimi i borxhit. Në këtë mes do të ishte me vlerë përdorimi i mekanizmit politik të financimit të hapur me para, i cili është duke u aplikuar nga vende të zhvilluara në situata të vështira financiare të përhapur në shumë kompani dhe kur problemi i prag-falimentit është prezent në mënyrën më të fortë të shprehjes së tij. Në këtë situatë shteti garanton nje borxh te ri nepermjet emetimit te personalizuar te bonove te thesarit (ose me financim te hapur me para). Me kete borxh te ri paguhen detyrimet me emergjente dhe ndikohet ne adresimin e pagesave per paga, kontribute dhe furnizime të nevojshme per rikthimin ne aktivitet.

Hartimi i nje plani menaxhimi borxhesh dhe te cash flow është më shumë se i domosdoshëm.

Gjithë këto hapa të shoqërisë, si pjesë e sektorit privat duhet të synohet të koordinohen me masa mbështetëse dhe ndihmëse nga ana e qeverisë.

Një ndër ndihmat e para ne kete drejtim do të ishte ristrukturimi i kuadrit rregullator dhe fiskal per ato sektorë që janë rrezikuar apo janë prekur nga pesha e borxheve, si nje bashkërendim të programit për dalje nga situata e prag falimentit me tentativën për të ndryshuar edhe modelin e qeverisjes së shoqërive duke krijuar një model të përshtatshëm rregullator dhe organizativ..

Nëse egzistojnë vërtet kushtet reale është e nevojshme edhe lehtesimi i barrës fiskale bazuar ne disa kerkesa te argumentuara te sektorëve të ekonomisë së prekur nga borxhet. Kjo politike konsiderohet si nje nga menyrat e furnizimit me para ne forme indirekte duke qenë pjesë përbërëse e mekanizmit të financimit të hapur me para.

Natyrshëm, që me ndryshimin e orientimeve të kompanisë një rishikim tregu është mëse i nevojshëm me qëllim ristrukturimin e klientelës dhe produktit me nje cmim lehtesisht te konkurueshem me cmimin e importit duke kërkuar lehtesira te perkohshme fiskale (Tatim fitimi, TAP etj.) dhe mbrojtje nga politika antidumping

Më tej nevojitet monitorimi i ecurise gjate periudhes 1 vjecare dhe nese treguesit ekonomike nuk shfaqin shenja te rifillimit te aktivitetit me tregues vazhdimesie nuk mbetet tjetër vecse vendimarrje per likujdim (analize financiare dhe ekonomike).

Gjithë procesi ka nevojë për transparence te plote per publikun dhe konsultim në vazhdimësi me ekspertet e nevojshëm për financën, marketingun dhe fiskun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here